A është i sigurtë ushqimi që pasi t’i hiqni mykun ta hani më pas?

0
48

Myku përfshin kërpudha mikroskopike që jetojnë te bimët ose te kafshët.

Prodhimi i sporeve është një karakteristikë e kërpudhave në përgjithësi. Myku ka degë dhe rrënjë si fije shumë të holla. Rrënjët mund të jenë të vështira për t’u parë kur myku rritet në ushqim dhe mund të jetë shumë i thellë. Ushqimet që janë të mykura mund të kenë gjithashtu baktere të padukshme që rriten bashkë me mykun.

Rreziqet shëndetësore të ekspozimit të mykut janë të shumta. Dr. Katie George tha se myku mund të prodhojë substanca toksike, të quajtura mikotoksina. Këto toksina mund të shkaktojnë probleme të frymëmarrjes, reaksione alergjike dhe sëmundje të ndryshme. Aflatoksina, një lloj i veçantë i mikotoksinës që gjendet në arra dhe fara, mund të shkaktojë edhe kancerin.

Myku mund të krijohet edhe në frigorifer dhe madje ka aftësi t’i mbijetojë ngrirjes. Ai gjithashtu mund të mbijetojë në mjedise të kripura, me sheqer dhe acide. Myku në ushqime është shumë i vështirë për t’u shmangur.mold-food-FI

Më poshtë keni disa udhëzime nga ‘Shërbimi i Sigurisë Ushqimore’ në SHBA lidhur me faktin se cilat ushqime të mykura nuk duhet të hani kurrësesi:

Mish, proshutë, dhe hot dog
Kos, salcë kosi dhe djathë të butë
Fruta dhe perime
Bukë dhe produkte të pjekura
Gjalpë kikiriku, arra dhe bishtajore
Asnjëherë mos e nuhatni mykun që shihni në ushqim sepse mund të shkaktojë probleme me frymëmarrjen. Kështu, edhe nëse një produkti ushqimor i keni larguar mykun, është më mirë ta shmangni në mënyrë që të mbroni shëndetin tuaj. //shije/

Komento