A është e dëmshme gëlltitja e pastës së dhëmbëve?

0
19

Qoftë nëse është aksident, apo për shkak se ju pëlqen shija, ose ndoshta vetëm dëshirojnë të shohin çfarë ndodh, ndonjëherë njerëzit – kryesisht fëmijët – e gëlltitin pastën e dhëmbëve. Por sa e dëmshme është gëlltitja e pastës së dhëmbëve?

Për momentin nuk ka shumë hulumtime shkencore mbi këtë temë, por rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë janë të mos e bëni këtë.

“Nuk jemi ende të sigurt për rreziqet që i sjellë gëlltitja e pastës së dhëmbëve, prandaj rekomandohet që të mos e gëlltitni”, ka thënë Dr. Vicki Kotsirilos.

Pasta e dhëmbëve përmban fluorur, e gjithashtu një numër të madh të substancave joaktive të cilat jo domosdoshmërish janë helmuese, por prapëseprapë nuk janë të krijuara për konsumim nga njerëzit.Why-It’s-Time-To-Switch-To-Natural-Toothpaste

Përderisa gëlltitja aksidentale e pastës së dhëmbëve mund të mos ju shkaktojë dëme, ekspertët paralajmërojnë se gëlltitja e sasive të mëdha të pastave të dhëmbëve që përmbajnë fluorur mund të shkaktojnë dhimbje stomaku dhe bllokim të zorrëve.  /rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here