A e dini pse në dollar shkruan “Ne besojmë në Zot”

0
45

Në dollar ekziston një frazë interesante…

Dollari është valuta kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dollari amerikan tashmë është valuta më e përdorur në transaksionet botërore dhe është një nga valutat dominuese botërore të rezervave valutore.

Mirëpo, ndoshta e keni vërejtur që në kartmonedhat e dollarit mund të gjeni mbishkrimin “In God we trust” që do të thotë “Ne besojmë në Zot” por, a e dini pse është përdorur kjo frazë dhe çfarë simbolizon?

Arsyeja e përdorimit të kësaj fjalie në dollar është se “Ne besojmë në Zot” është motoja zyrtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Moto kjo e cila u miratua në vitin 1957.
Disa thonë se shprehja “Në Zot ne besojmë” është marrë nga himni i Amerikës “The Star-Spangled Banner”. Strofa e katërt përfshin frazën, “And this be our motto – In God is our trust,” “Dhe kjo të jetë motoja jonë – Në Zot është besimi ynë”.In-God-We-Trust

Disa grupe dhe njerëz kanë shprehur kundërshtime ndaj përdorimit të saj, duke pretenduar se ai është një referencë fetare që shkel klauzolën e themelimit të Amendamentit të Parë dhe duhet të largohet nga monedha.
Një avokat ka ngritur padi në Ohajo duke kërkuar për të hequr frazën “Ne besojmë në Zot” nga monedha të SHBA-së.

Gjithashtu, kjo është edhe motoja e Floridës. Ekuivalent i saj Spanjisht, “En Dios Confiamos”.//21media/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here