A duhet të zgjasë adoleshenca deri në moshën 24 vjeç?

0
1

Disa psikologë mendojnë që duhet.

Ata kërkesën e tyre e argumentojnë me faktin që gjatë dhjetëvjeçarëve të kaluar kanë lëvizur kufijtë biologjikë dhe psikologjikë të rritjes.

Koha e adoleshencës është periudhë e jetës e cila zgjat përafërsisht nga përfundimi i fëmijërisë deri në fillin të pjekurisë.

Natyrisht kjo nuk është strikte, por merret për fund të periudhës së adoleshencës rreth moshës 18-vjeçare.

Mirëpo grupi i shkencëtarëve australianë të specializuar për shëndetin psikologjik të të rinjve, konsideron që periudha e adoleshencës do të duhej të zgjaste deri në moshën 24 vjeçe.

Ata këtë thënie e argumentojnë me faktin që gjatë dhjetëvjeçarëve kanë lëvizur kufijtë biologjikë dhe psikologjikë të rritjes andaj zgjatja e fazës së adoleshencës është e domosdoshme në mënyrë që personi i ri të formohet në person të shëndetshëm dhe të pjekur.

“Adoleshenca është fazë e jetës midis fëmijërisë dhe pjekurisë. Në të shumtën ajo periudhë gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit ka ndryshuar. Në vend të fazës prej 10 deri në 18 vjeç do ta definojmë si fazë nga 10 deri në 24 vjeç, sepse më mirë mund t’i përfshijë të gjitha ndryshimet nëpër të cilat personi i ri kalon, por që janë të adoleshencës”, shkruan në artikullin e botuar në revistën shkencore “The Lancet Child & Adolescent Health”

Fëmijët e sotëm më herët hyjnë në pubertet, sesa ka qenë rasti me prindërit e tyre.

Te vajzat cikli menstrual arrin që në moshën 1o vjeç, ndërsa nënat dhe gjyshet e tyre i kanë pasur nga mosha 14 vjeç.

Nga ana tjetër, truri i të rinjve nuk pushon së zhvilluari deri pas moshës 20 vjeç, ndërkaq dhëmballët u dalin rreth moshës 25 vjeç.

Të gjitha këto tregojnë nevojën që fazën e adoleshencës ta zgjasim në mënyrë që të rinjtë t’i mbrojmë dhe t’u ndihmojmë në pjekurinë e tyre’, rekomandojnë psikologët australianë.

//telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here