7 gjëra që duhet të dish për “vrasësin e ri të heshtur” që çon në kushte FATALE 1 në 3 të rritur!

0
14

Sindroma metabolike prek 1 në 3 të rritur, është në rritje dhe çon në kushte fatale, por është gjithashtu e parandalueshme dhe e rikthyeshme me zgjedhjet e duhura të stilit të jetesës.

Ja çfarë thonë ekspertët se duhet të dish rreth sindromës metabolike.

Sindroma metabolike është një shumësi vdekjeprurëse

Nëse kjo gjë është e re për ty, sindroma metabolike zakonisht njihet si të paturit e të paktën 3 nga 5 faktorët e rreziqeve të listuara më poshtë, sipas Institutit Kombëtare të Shëndetit (NIH):

Bel të madh, më saktë bark të madh

Nivele të larta trigliceridesh (një lloj yndyre në gjak)

Nivele të ulëta të kolesteolit (të atij të llojit të “mirë”)

Tension të lartë

Nivele jo normale të sheqerit

Arsyeja e grumbullimit të këtyre problemeve të ndërlidhura së bashku është se, ndërkohë që secila rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, të kombinuara së bashku ato janë shumë më vdekjeprurëse.

“Secili nga këta faktorë në vetvete ka një efekt të kundërt me sistemin e enëve të gjakut,”thotë Mott Blair, MD, një mjek familjar në Wallace, New York dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Akademisë Amerikane të Mjekëve Familjarë.

“Ndërthurja e tyre bën që me të vërtetë rreziqet tuaja të shtohen dhe duhet t’u kushtoni vëmendje.”

Është në rritje

Prevalenca e sindromës metabolike është rritur aq shumë, saqë studiuesit e Universitetit të Floridës paralajmërojnë se është “vrasësi i ri i heshtur”, i krahasueshëm me hipertensionin.

Një në tre të rritur dhe rreth 40% e të rriturve prej 40 vjeç dhe më të vjetër, janë të prekur nga sindroma metabolike, raportojnë studiuesit.

“A po shoh unë personalisht më shumë raste të sindromës metabolike në praktikën time sot se sa 10 apo 15 vjet më parë?” pyet Dr. Blair. “Po, absolutisht.”

Lidhet së pari me shtimin në peshë

Përse është kaq e përhapur sindroma metabolike?

“Çështja themelore është se obeziteti është në rritje,” thotë Caroline Apovian, MD, drejtoreshë e Qendrës për Menaxhimin e Ushqyerjes dhe Peshës në Qendrën Mjekësore të Bostonit.

“Dieta e varfër dhe mungesa e stërvitjes po shkaktojnë probleme të mëdha. Ne po shohim gjithnjë e më shumë njerëz obezë që zhvillojnë 2 lloje diabetesh dhe sëmundje zemre shumë më herët se më parë.”

Është e rikthyeshme

Mund të mos ketë një mjekim të përshtatur posaçërisht për sindromën metabolike, por ka shumë gjëra që mund të bëni për ta ndaluar dhe madje për të ndryshuar gjendjen. Nëse je diagnostikuar, hapi i parë është përshtatja me një stil jetese të shëndetshme.

Bëj aktivitete fizike të paktën për 30 minuta në ditë, pesë herë në javë, pasi të bësh kontrollin nga mjeku më parë.

Për tu ushqyer në mënyrë më të shëndetshme, limito sheqerin dhe karbohidratet e rafinuara si buka, makaronat dhe orizi, ha sa më shumë produkte të freskëta.

“Ka shumë ndryshime që njerëzit mund t’i bëjnë që të kenë një ndikim të thellë në shëndetin dhe jetëgjatësinë e tyre dhe nuk janë aq të vështira për t’u bërë”.

Ah! Mos e bëj këtë kurrën e kurrës

Gjeje se cili zakon është i njëjtë me derdhjen e vajgurit mbi flakën e zjarrtë të sindromës metabolike?

Pirja e duhanit.

“Gjëja që ti në mënyrë absolute nuk do duhet ta bësh, veçanërisht nëse ke faktorët që lidhen me sindromën metabolike, është të pish duhan. Kjo i rrit me të vërtetë rreziqet për probleme afatgjata,” thotë Dr. Blair.

“Më dhemb zemra kur shikoj rrugës njerëz që pinë duhan, veçanërisht të rinj, sepse si mjek unë i shoh ata persona dhe mendoj, “Zot sikur vetëm ta shikonin se çfarë i pret në të ardhmen për shkak të këtij veprimi. Është me të vërtetë një gjë e tmerrshme.”

//konica/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here