5 Ushqimet që fëmijët duhet ti hanë çdo ditë

0
145

GJatë rritjes tek fëmijët është shumë e rëndësishme ajo se me çfarë ushqehen. Sipas nutricionistëve, forma më e mirë e të ushqyerit për ta janë frutat e perimet të cilët do tu japim vitaminë, minerale, antiokasidant e fibra.

1

Më pas vijnë proteinat të cilët u ndihmojnë fëmijëve të rriten, ato mund të mirren nga vezët, fasulja, peshku e pula. E natyrisht në dietën e tyre nuk bënë të mungojnë as produktet e grurit të cilat ndihmojnë në energji. Këto janë disa prej ushqimeve preferohet të konsumojnë fëmijët çdo ditë.

Dredhëzat janë një prej tyre. Ato janë të mbushura me vitaminën C, një antioksidant që ndihmon në parandalimin e shumë problemeve shëndetësore tek fëmijët. Për të bërë fëmijët të konsumojnë më shumë, dredhëzat mund ti përfshini në sallata, sosa të ndryshëm e ushqime të tjera.Sallate-me-lulelaker-kaperi-dhe-ullinj1

Lulelakra është një burim i shkëlqyer i vitaminës K, që ndihmon për të ndaluar të prerat nga gjakderdhja. Gjithashtu kjo perime përmban veti anti kancerogjene. Patatet e ëmbla janë gjithashtu shumë të shëndetshme, veçanërisht për fëmijët të cilët kanë më pak imunitet. Kanë përmbajtje të madhe të beta-karrotenës dhe vitaminës A, e kjo vitaminë është tejet e rëndësishme për imunitet, për pamje dhe shëndet të lëkurës. Lajmi i mirë është që fëmijët e pëlqejnë këtë patate pasi që është e ëmbël në formë natyrale.

Ngrënja e vezeve. Sipas një hulumtimi të fundit fëmijët që hanë një mëngjes kualitativ kanë sukses më të mirë në shkollë. Vezët janë shembulli më i mirë për një mëngjes të mbushur me proteina. Është lehtë të përgatiten dhe preferohet të konsumohen në të gjitha format.baby-eatingPër fund janë Avokadot. Për shkak të përmbajtës së tyre plot nutrient besohet që konsumimi i avocados sjell shumë të mira në shëndetin kardiovaskular. Në rast se fëmijët nuk e pëlqejnë ta hanë të vetëm, ajo mund të shoqërohet me ushqime të tjera. /revistaporta /

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here