5 përparësitë e të qenurit fëmijë i mesëm

0
53

Fëmijët e mesëm duket sikur nuk kanë asnjëherë kohën ekskluzive që kanë fëmijët e parë apo më të vegjël në familje. Dihet që i pari merr gjithmonë një kohë të mirë, ndërsa i mesmi duhet ta ndajë kohën me të e më pas kur lind i treti fokusi kalon te ai. Prindërit ndjejnë një faj që atij i ngelet diçka pa plotësuar. Por këtu janë disa benefite të mrekullueshme që ka një fëmijë i mesit.

Fëmijët e mesëm e marrin lehtë
Fëmijët e mesëm dinë të ecin me rrymën dhe e kuptojnë që në jetë, nuk mund të kesh gjithmonë trajtim të veçantë. Ata ndonjëherë duken të pavendosur, por në fakt janë thjesht fleksibël. Perfekt për botën reale.

4-year-old

Fëmijët e mesëm janë kreativ
Fëmijët e mëdhenj shpesh dalin shkëlqyer në shkollë dhe plotësojnë figurat pa parë instruksionet. Ata që kanë lindur pas tyre nuk tërhiqen nga të njëjtat gjëra. Ata pëlqejnë gjëra më kreative dhe në një farë mënyre bëhen artistët e familjes. Të kërcesh e këndosh gjatë gjithë jetës? S’ka asgjë të keqe.

Ata janë të shkathët
Dhe pse shumicën e kohës janë fleksibël, shpesh rebelohen si mënyrë për t’u dukur dhe për të tërhequr vëmendje. Bota po bëhet një mjedis i vështirë dhe shumë i përshtatshëm për fëmijët e mesëm. Kompanitë tani ndahen për të nisur një biznes të mëvetësishëm. Kush më mirë sesa ata mund të udhëheqë një ndërprerje të rutinës dhe një fillim të ri?

Ata i zgjedhin betejat dhe kur e bëjnë këtë nuk ka më vend për negociata
Ata dinë për çfarë të luftojnë dhe çfarë të lënë pas. Ata do kërkojnë gjithmonë të drejtën por nuk do merren me gjyqe. Kur ndodh një mosmarrëveshje, mos prit nga një fëmijë i mesëm ta marrë lehtë. Ata janë të vetëdijshëm për çfarë mund t’i japin tjetrit, por janë edhe realistë për të kuptuar që bota nuk rrotullohet rreth tyre, kështu që mos kujtoni që do ia hidhni lehtë me ta. Ata janë me sy hapur.

e12d302c70470ae64769b9e9c3708437

Janë të pavarur
Ata harxhojnë vite duke i përqendruar forcat për të krijuar një mjedis dhe rrethana ku mund të bien në sy dhe fitojnë aftësi vetëmjfatueshmërie dhe ndërgjegjësimi që i bëjnë të dalin nga grupi. Duke i kushtuar vëmendje gabimeve të një vëllai më të madh ata fitojnë shumë përvojë dhe bëhen të ndërgjegjshëm për mundësitë rreth tyre. /revitaclass/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here