5 gjërat që duhet të bësh kur është Hëna e plotë

0
540

Hëna e plotë, zakonisht sjell për njerëzit një energji negative. Për shumë mund të jetë nxitje e zemërimit, nervozizmit, stresit apo kaosit gjatë ditës. Ajo mund të shkaktojë lodhje apo edhe probleme të tjera fizike. Ndoshta të gjithë e keni vënë re këtë shpërqendrim të gjendjes fizike dhe emocionale pa e kuptuar që efekti është pikërisht nga Hëna e plotë.

Këtë muaj, Hëna e re ishte me 4 korrik, ndërsa Hëna e plotë do të jetë më 19 korrik. Shumë njerëz nuk e dinë që energjia e saj zgjat gjithsej 5 ditë; 2 ditë para, 2 ditë pas dhe gjatë gjithë ditës kur është Hëna e plotë.

Ja çfarë duhet të bësh gjatë kohës që energjia e Hënës së plotë të sulmon:hena1Përthithe dritën e Hënës

E dije se lëkura është përthithëse e mirë e dritës së Hënës, ashtu siç është edhe për rrezet e Diellit? Po, është e vërtetë. Ashtu siç përthith rrezet e Diellit pa kursim, lëkura thith në të njëjtën mënyrë edhe dritën e Hënës. Ashtu si Dielli shpërndan vitaminën D, Hëna shpërndan energjinë e saj, e cila në natyrë të ndihmon të gjesh qetësi dhe të jep një masazh terapeutik. Në shumë hotele luksoze në botë, masazhet terapeutike bëhen nën dritën e Hënës, sepse trupi rikuperohet më shpejt.

Prit flokët

Mendohet se tërheqja satelitore e Tokës ka një fuqi mahnitëse, por ajo ka shumë pak ndikim në rritjen e organizmave në planetin tonë.

Shumë njerëz besojnë se fuqia dhe energjia e Hënës është e jashtëzakonshme. Fermerët ndjekin lëvizjet e Hënës për të mbjellat e tyre. Zakonisht, kur është Hëna e plotë, ata fillojnë ciklin e bimëve dhe jo vetëm ata. Edhe parukieret po e ndjekin këtë gjë. Nëse do që flokët t’i kesh më të fortë, më të shëndetshëm dhe të rriten më shpejt, atëherë priti kur Hëna është e plotë.fd19fe9483d15a471ea382621e8f6393Festo

Në Tajlandë, sa herë është Hëna e plotë, njerëzit dalin jashtë dhe festojnë rreth e rrotull saj. Ata besojnë se energjia që shpërndan Hëna është shumë e madhe dhe ka ndikim në jetën e tyre. Festat nën dritën e plotë të Hënës janë të zakonshme edhe në vende të tjera. Flokët lëshuar dhe argëtim deri në orët e para të mëngjesit. Ashtu si fazat e Hënës, edhe njeriu ka ditët e tij, me ulje-ngritje. Në fund të fundit, të gjithë janë pak të çmendur si Hëna.

Luaj me valët

Nën dritat e Hënës, serfistët në shumë vende luajnë me valët. Energjia e Hënës i bën valët më të larta, ndaj edhe në ditë të tilla, për serfistët është spektakël i vërtetë. Shumë konkurse zhvillohen në net të tilla. Ose thjeshtë mund të pish një koktej buzë detit me miq, shoqëruar edhe me ushqime deti.b9nXWpINgjitu në mal

Nëse një pjesë nga ju banojnë në zona malore, ku ka më mirë se Hëna e plotë për të bërë një shëtitje në shpatet më të larta? Për djegien e kalorive këshillohet një natë e tillë. Të gjithë sportistët që e kanë provuar, të bindin se rrezet e argjendta të Hënës dhe energjia e saj të japin energji për t’u ngjitur edhe më lart dhe të provosh një adrenalinë të jashtëzakonshme.

Turistë nga e gjithë bota kërkojnë të vizitojnë terrene të larta malore, në mënyrë që të shijojnë dhe të marrin energjinë e Hënës së plotë.

/Revista Class/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here