Tortë me kakao dhe çokolladë

0
2

Një tortë vërtetë e shijshme.

 

Përbërësit:

6 vezë
3 gota sheqer
1 sheqer vanilje
2 gota ujë
1 gotë vaj
13 lugë miell
1 pecivë (pluhur për pjekurina)
4 lugë kakao

Për fillin:

1 litër qumësht
2 pudinga të vaniljes
4 lugë sheqer

Përgaditja:

Vezët, sheqerin dhe sheqer vaniljen i përziejm mirë me mikser deri sa të trashen, i’a shtojmë ujin, vajin, miellin, kakaon dhe peciven dhe i përziejm të gjitha së bashku.

Një enë e lyejm me miell dhe në të e hedhim brumin dhe e pjekim për 10 minuta në 200 gradë, pastaj e ulim në 150 gradë dhe e kontrollojmë vazhdimisht e kur të jetë pjekur e marrim dhe e ndajmë në dy pjesë.

Ziejm 1 litër qumësht me 2 pudinga të vaniljes dhe 4 lugët me sheqer dhe kur të jetë gati, fillin e hedhim mbi njëren pjesë të brumit ndërsa tjetrën pjesë i’a hedhim mbi, dhe e dekorojmë me çokollatë për zierje.

//rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here