4 pyetje qё duhet t’iu bёni fёmijёve para se tё flenё

0
136

Gjatё kohёs kur e vini fёmijёn nё gjumё dhe e puthni pёr t’i thёnё natёn e mirё, qёndroni edhe disa minuta mё tepёr me tё, sado e lodhur qё tё ndieni.

Gjeni kohёn pёr ta pyetur pёr katёr gjёra rreth ditёs sё tij. Pёrgjigjet e tij do tё zbulojnё shumё rreth personalitetit, marrёdhёnies qё ka me tё tjerёt dhe ndjenjat e tij.

Fillojmё.

Cili ishte momenti yt i preferuar sot?1Kjo pyetje e ndihmon fёmijёn tё pёrqёndrojё disa nga momentet mё tё bukura tё ditёs dhe  t’ua pёrshkruajё ato. Kёshtu do tё flerё duke pasur nё mendje mendime pozitive.

Cili ishte momenti që të pëlqeu më pak?e6ed99891dd7ee60cf1e250cd0540b97Nga kjo pёrgjigje mund tё kuptoni se çfarё e shqetёson fёmijёn tuaj. Gjithashtu edhe nёse gjatё ditёs ai ёshtё ndier keq. Ёshtё mirё t’ju shpjegoni atyre se njё ditё nuk mund tё jetё asnjёherё perfekte dhe se ka momente nga mё tё ndryshmet nё tё. Gjithashtu mund t’i lehtёsoni duke iu thёnё se e nesёrmja mund tё fshehё vetёm surpriza pozitive pёr ta. Kjo e fundit madje duhet tё kthehet edhe nё njё moto tё pёrditshme.

Çfarё tё shqetёsoi sot?f58bebca2333d0d3e0b3ec447944190aKjo pyetje do i bёjё ata tё kuptojnё se ju jeni personi mё i afёrt ku ata mund tё hapen e tё tregojnё pёr shqetёsimet qё kanё. Qёndroni pranё tyre pёr tё dёgjuar, jo pёr tё kritikuar e pёr tё bёrtitur. Bёjeni fёmijёn tё ndihet i sigurt, nё mёnyrё qё tё krijojё besim dhe tё mos ketё frikё tё flasё para jush.

E ndihmove mёsuesen ose shokёt e klasёs?c56aff27e980044f4db49edfa097793d

Solidariteti, mirёsia dhe dashuria janё tri vlera qё fёmijёt duhet t’i mёsojnё qё nё moshё tё vogёl. Tё japёsh nuk ёshtё gjё e keqe, ndaj edhe fёmijёt duhet tё mёsojnё qё herёt se duhet tё ndihmojnё e tё bashkёpunojnё nё grup. Dhe vendi mё i mirё pёr tё mёsuar diçka tё tillё ёshtё shkolla.

Pёrgjigjet e tyre do ju bёjnё tё kuptoni shumё gjёra rreth tyre, si dhe rreth pёrditshmёrisё sё tyre. Gjёra qё e shqetёsojnё dhe gjёra qё i pёlqejnё. Gjithashtu pёrgjigjet mund tё ngjallin edhe pyetje tё tjera, pёrmes sё cilave mund tё flisni me fёmijёn tuaj pёr koncepte tё ndryshme si dhuna, kёrcenimi, vlera, shoqёria, mimika e tё qёnurit ndryshe. /Revistaclass/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here