3 vitaminat që parandalojnë rrudhosjen e trurit

0
76

Nga vitet ’70, një në pesë njerëz vuanin nga çrregullime të trurit. Megjithëse nuk ka një trajtim efektiv për sëmundjen e Alzheimerit, ndërhyrjet vetëm për të kontrolluar faktorët e rrezikut mund të parandalojnë miliona raste.

Për të zbuluar identifikimin e faktorëve të rrezikut janë bërë shumë përpjekje.

Në vitin 1990, një studim i vogël i 22 pacientëve të Alzheimerit tregonte përqëndrime të larta të homocisteinës në gjakun e tyre. Historia e homocisteinës i ka fillesat e saj që në vitet 1963, kur një patolog i Harvardit raportoi dy raste të fëmijëve, truri i të cilëve kishte arritur deri në hundë. Ata vuanin nga mutacione gjenetike jashtëzakonisht të rralla që çuan në nivele të larta të homocisteinës në trupat e tyre.

Sot, homocisteina konsiderohet një faktor ndikues shumë i madh për zhvillimin e dementias dhe sëmundjes së Alzheimerit. Trupi ynë mund të ç’helmojë homocisteinën, duke përdorur tri vitamina: folate, vitaminë B12 dhe vitaminë B6.
Sipas një studimi, vitmaina B mund të ngadalësojë shkallën e atrofisë së trurit (rrudhosjes së trurit). Teksa plakemi, truri ynë fillon të rrudhoset ngadalë, por ky proces është shumë më i përshpejtuar te pacientët që vuajnë me Alzheimer. Studiuesit u përpoqën t’u japin njerëzve vitaminat B për dy vjet dhe vunë re se shkalla e rrudhosjes së trurit ishte ngadalësuar.

Një studim vazhdoi më tej duke demonstruar se trajtimi me vitaminë B pakëson deri në 7 herë atrofinë. Shumica e njerëzve marrin shumë vitamina B12 dhe B6. Por, pavarësisht kësaj këto njerëz kishin nivele të larta homocisteinë. Kjo shpjegohej me faktin se ato kishin mungesë të folateve, që gjendet në sasi të mëdha te fasulet dhe zarzavatet.

Nëse njerëzit ndjekin një dietë të shdëndetshme me bazë bimore,  mund të heqin deri në 20 për qind të niveleve të homocisteinës për vetëm një javë. Çdo gram konsumi i përditshëm i fibrave mund të rrisë nivelet e folatit në gjak rreth me 2 për qind dhe njëkohësisht edhe nivelet e vitaminave dhe baktereve të dobishme në zorrë.

/Shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here