Kivi? Edhe po edhe jo

0
15

Lajme të këqija kemi për ju. Kivi mund të jetë burim alergjie.

Në qoftë se jeni një person i diagnostikuar si alergjik ndaj poleneve (pemët, bimët…), me shumë mundësi do të jeni alergjikë ndaj frutave të tilla, si: kivi apo pjeshka.

Mjekja alergologe, Ornela Marko këshillon se personat që janë alergjikë ndaj poleneve duhet të tregohen të kujdesshëm kur i konsumojnë këto fruta.

“Në qoftë se pasi konsumoni kivi, ndjeni bezdisje në gojë (sindroma orale), mpirje të buzës, kruarje, vështirësi në frymëmarrje, pika të kuqe në lëkurë (të njëjta me ato të pickimit të mushkonjës) me shumë mundësi jeni alergjik ndaj këtij fruti.” – shpjegon doktoresha.

Në rastin kur këto simptoma janë të bezdisshme dhe të padurueshme për pacientin, atëherë rekomandohet reduktimi apo në disa raste edhe eliminimi i kivit. Nuk përjashtohet mundësia e marrjes së mjekimit me rekomandim të mjekut.

Ndërsa kur simptomat alergjike nga kivi janë të lehta dhe të durueshme, i lihet në dorë pacientit të zgjedhë ta konsumojë ose jo kivin.

Çdo e mirë, ka një të keqe. Kivi është një frut me vlera të larta ushqyese, por mund të kthehet në armikun tuaj më të keq.

/Shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here