Receta e kaçamakut tradicional

0
20

Mësoni si të përgatisni një nga recetat më të vjetra shqiptare dhe pse jo ta gatuani në këto ditë të ftohta dimri!

Përbërësit:

  • 5 gota ujë
  • 1 gotë miell misri
  • 2 thelpi hudhër
  • 1 lugë e gjysmë kripë (e vogël)
  • 2 lugë gjalpë
  • 2 lugë ajkë

Përgatitja

Në një tenxhere me fund të trashë hidhni ujin, thelpinjtë e hudhrës dhe kripën. Lërini të ziejnë dhe më pas shtoni me ngadalë miellin e misrit dhe përzieni gjatë gjithë kohës.

Uleni pak nxehtësinë e sobës me qëllim që kacamaku të vlojë me ngadalë. Vazhdoni ta zieni dhe për 45 minuta me zjarr të ngadaltë. Nëse gjatë procesit shikoni se kacamaku është ngjitur shtoni pak ujë dhe vazhdoni ta përzieni. Në fund hidhni gjalpin dhe përzieni. Kacamaku është gati për t’u servirur. Ju bëftë mirë!

/Përshtatur nga kuzhinashqiptare/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here