Domate të mbushura me sallatë ruse

0
37

Kjo recetë është një antipastë e bukur për syrin, por jo vetëm. Ajo ka shumë ngjyra dhe po kaq shumë vlera ushqimore.

Mund të jetë receta e duhur për një drekë, darkë ndryshe në familje, apo për ndonjë festë.
Përbërësit:

7 kokrra domate
1 filxhan çaji sallatë ruse
2-3 lugë gjelle majonezë
Majdanoz

Përgatitja:

Domatet zgjidhini mesatare, të pjekura mirë, të forta. Pritini në formë shporte, hiquni tulin dhe hidhuni brenda kripë. Përgatitsni sallatën ruse me majonezë në një tas më vete, për të mbushur domatet. Çdo domate mbulojeni nga sipër me majonezë dhe majdanoz të grirë hollë. Në një pjatancë shtroni disa gjethe sallatë jeshile dhe mbi to vendosni domatet e mbushura.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here